“E pabesueshme, të bën të dashurohesh me të”, Verratti: Messi është më i miri në histori

Lionel Messi ishte protagonist në barazimin që PSG mori ndaj Benficas në Lisbonë, me argjentinasin që shënoi një supergol ndaj portugezve.

Ky ishte goli i tetë për “Pleshtin” në këtë sezon me PSG-në që po tregon se ka rigjetur formën e tij më të mirë pas sezonit të parë zhgënjyer me parizienët.

Për Marco Verrattin nuk ka asnjë lloj diskutimi se argjentinasi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, teksa paraqitjet dhe realizimet e golave e dëshmojnë diçka të tillë.

Është e pabesueshme ajo që bën Messi, nuk mësohesh kurrë me të. Është në gjërat e thjeshta që bie në dashuri me të.

Për mua, që e dua futbollin kështu, ai është shembull, është më i miri në histori”, ka deklaruar italiani për “RMC Sport” pas ndeshjes së Grupin H.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu