E pafalshme! Mjekët e infermierët shqiptarë futën në provim në Itali pasi “harruan” diplomat në Shqipëri

Me zemër të madhe por me mendje të vogël. Kështu mund të konsiderohet veprimi i qeverisë shqiptarë për të dërguar në Itali, 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria.

Kjo pasi, stafi mjekësor shqiptar ka udhëtuar drejt Italisë pa asnjë dokument aftësie, gjë e cila ka bërë që shteti italian t’i fusë në provim, për të parë specializimin e tyre.

Menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Breshias Gianmarco Trivelli, ka deklaruar sot se dëshira e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është e madhe për të dhënë kontributin e tyre, por ka një problem, pasi ata nuk kanë asnjë dokument që tregon specializimin e tyre, për këtë arsye ata do të duhet t’i nënshtrohen një provimi para se të nisin punën pranë pacientëve të infektuar.

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv.

Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojnë ata,” deklaroi Trivelli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu