Kombinimet gjenetike pas fizionomisë së një personi janë kaq të shumta, megjithatë kjo nuk e pengon takimin RASTËSOR të të huajve që janë kaq të ngjashëm saqë të habitesh është më e pakta që mund të të ndodhë.
Dhe kur një gjë e tillë ndodh, probabiliteti është kaq i vogël, por gjithsesi ndodh! Sigurisht, fraza që përdoret në këto raste është kjo: Bota është kaq e vogël!
Ngjashmëria me persona të tjerë ndodh, por mënyra sesi gjatë jetës tonë na qëllon të gjendemi përballë sozisë tonë, përbën një moment vërtet unik i cili jep ndjesi tepër të veçanta, të paharrueshme!
1) Këta dy zotërinj jo vetëm që janë gjendur rastësisht përballë njëri tjetrit në ndenjësen e aeroplanit pasi njëri prejt tyre ia pati lëshuar vendin një personi të tretë, por këta zotërinj, për habinë më të madhe, kishin prenotuar në të njëjtin hotel! Nuk kishte se si të ndodhte ndryshte, veçse të shkonin të celebronin me ndonjë pije sëbashku.


























