E pëson keq mërgimtari! Nuk i jep përparësi në vizbardha, ai e përgjak në mes të rrugës

Një këmbësor dhe një drejtues makine janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Sipas gazetarit të Periskopit, i cili ishte në vendngjarje, e gjitha ndodhi pasi që drejtuesi i makinës nuk i dha përparësi kalimi këmbësorit, përkundër se ky i fundit rrugën po e kalonte në vendin e destinuar për kalim këmbësorësh, në zebra.

Pas kësaj këmbësori, i cili ka ikur nga vendngjarja, e ka ndaluar veturën me targa gjermane dhe e ka goditur drejtuesin e saj në fytyrë, duke i shkaktuar gjakderdhje.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet e Policisë dhe ndihmës së parë. Të lënduarit i është dhënë ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes./Lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu