E pyesin për lojën, Blero: Unë kam hy në mal pa sakicë

Blero Muharremi është njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova 2 që ka krijuar ‘lojën’ e tij në këtë format.

Ai e ka shprehur disa herë se personazhet këtu duhet të tregojnë veten, të kenë respekt dhe që të mos dalin jashtë kontrollit.

Teksa pyetet së fundmi për lojën dhe paraqitjen e tij brenda, këngëtari ka befasuar duke thënë se ka hyrë në mal pa sakicë.

“Realisht unë jam hyrë në mal pa sakic, por kur e pashë që ka gjithçka në mal, kur e kuptova e bëra një sakicë në kuptimin jo lojë por me u mbrojt”, u shpreh ai.

Biseda e tij me Alba Vukajn vazhdoi, ndërkohë që shtoi: “Unë tani duhet të mbijetoj se kam hyrë në mal, ka gjithçka”.

I njëjti po pëlqehet për atë që ka paraqitur brenda këtë periudhë, ndonëse nuk përfshihet edhe aq shumë në debate.

Ai tenton të jetë më i tërhequr duke ruajtur me fanatizëm anën e tij që e njohin të gjithë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu