A e tejkaloi masën Arditi me këtë intervistë? (VIDEO)

I ftuari i radhës i Arditit tek e Diela Shqiptare ishte këngëtari Valon Shehu në kuadër të Këngës Magjike.

Por, përtej këngës dhe shoë-t, intervista mes tij dhe Arditit u krye në kushte “speciale” sipas prezantuesit ku dy balerina shërbenin si tavolinë për mbajtjen e pjatave duke i vendosur ato në rolin e “sendit”.

Përveç kësaj, performanca e balerinave ishte e tillë që nuk mund të transmetohej në atë fashë orari por të paktën pas orës 13:00 duke ditur që emisioni e “Diela Shqiptare” ndiqet nga grupmosha të ndryshme.

Nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet në Facebook në lidhje me këtë shfaqje ku përdorues të ndryshëm e kanë cilësuar atë si skandaloze për kohën kur u transmetua. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu