Në një intervistë për emisionin “Në Fokus” në ArtChannel, Ish-Kryetari I Kuvendit të Maqedonisë Stojan Andov, I cili në vitet e 90-ta aktivisht ka qenë I kycur në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për cështjen e emrit, thotë se Marrëveshja e mes Maqedonisë dhe Greqisë, është reflektim I dy liderëve të guximshëm dhe diplomacisë mes dy vendeve. Në këtë intervistë ai thotë se ka qenë politikani I vetëm në Maqedoni që në vitet e 90-ta është takuar me Kryeministrin e atëherëshëm grek Micotakis, takim që është mbajtur sekret mbi 10 vite, e ku iu është dorëzuar edhe propozimi I parë grek, Republika e Maqedonisë-Skopje.
Takimi, thotë Andov, ka ndodhur në forumin e Krans Montanës në vitin 1992. Në këtë intervistë ish-Kryeparlamentari Andov pranon se në fillimet e pavarësisë së Maqedonisë është gabuar me shqiptarët dhe realizimin e të drejtave të tyre. Ai thotë se shërbimet e huaja, para së gjithash ato që vinin nga Serbia kanë pasur rol të madh në këtë drejtim.
Në vitin 1989 këtu prej të gjithë politikanëve maqedonas ndikim më të madh kishte Sllobodan Millosheviqi dhe u bënë amendamente të Kushtetutës dhe me ato amendamente u fshinë ata të vitit 1974 dhe atëherë u propozua ligj për shfuqizmin e Akademisë Pedagogjike. Akademia Pedagogjike ishte menduar si hyrje graduale e gjuhës shqipe në arsimin e lartë-thotë Andov. Ish-Kryeparlamentari shprehet se gabimet me shqiptarët u bënë gjatë miratimit të Kushtetuës së Maqedonisë, por edhe gjatë referendumit për pavarësinë, procese këto që nuk u votuan nga shqiptarët.
“Qysh në fillim u gabua. Me Gligorovin kishim biseda të gjata. Unë e lusja, të paktën ti mbajmë përparësitë që ishin dhënë në Kushtetutën e vitit 1974, ngase nuk mbahet mend në historinë e botës së civilizuar që pakicës t`i shkurtohen të drejtat tashmë të fituara. Gabimi më I madh ishte që në Kushtetutë nuk u pastruan punët. Andov shprehet I bindur se Maqedonia me sukses do ti zbatojë reformat e kërkuara nga Brukseli, por thotë që edhe opozita duhet të ketë rol aktiv në këtë process. Vonesat janë për shkak të sjelljes së opozitës. Mendoj se edhe ata e kanë kuptuar se kjo punë nuk shkon kështu. Nuk mund ata të ndërtojnë rezistencë ndaj integrimit të vendit në strukturat e NATO-s dhe BE-së, kjo është në kundërshtim të deklarimeve të tyre.
Ata betohen se janë për këto përcaktime, por e bllokojnë realizimin e këtyre politikave. Lidhur me veprimet e Presidentit Ivanov për mosdekretimin e Marrëveshjes me Grrqinë, Andov vlerëson se presidenti përvetëson kompetenca të huaja dhe se me siguri do të përgjigjet penalisht. Ai mund që të mos e dojë këtë marrëveshje, mund të jetë kundër marrëveshjes, të prononcohet qartazi të thotë, por, pasi është president I vendit, kurse marrëveshja e ka kaluar procedurën në Kuvend, ai duhet ta nënshkruajë, ose dikush tjetër në vend të tij ta nënshkruajë , që ligji të hyjë në fuqi.
Pa u publikuar në Gazetën Zyrtare dhe pa dy nënshkrime nuk bëhet. Në Kushtetutë nuk parashihet ekzistimi I kësaj fuqie, që ligji I miratuar sipas Kushtetutës dhe rregullores, ligjin e miratuar në Kuvend, ta ndalojë të mos hyjë në fuqi. Ish-Kryetari I Kuvendit të Maqedonisë Stojan Andov thotë se Maqedonia tashmë ka marrë rruëgtimin e saj evropian dhe me përkushtim duhet të punojë në zbatimin e reformave të kërkuara nga Brukseli.
Andov shprehet I bindur se referendum do të ketë sukses,por sic shprehet duhet që partitë politike të bashkohen rreth këtij qëllimi dhe bashkërisht qytetarëve t`ua sqarojnë dobitë nga kjo Marrëveshje dhe integrimin në strukturat euroatlantike.