E tmerrshme në Shkup, 12 vjeçarin me motor e tërheqin zvarrë

Një incident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në lagjen Draçevë të Shkupit, ku është lënduar një fëmijë 12-vjeçar, pasi dy persona me motor dyshohet se e kanë tërhequr zvarrë në rrugë.

Sipas informacioneve të MPB-së, rasti është raportuar nga gjyshi 71-vjeçar i të miturit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur 12-vjeçari po lëvizte në një rrugë në Draçevë.

“Një motor i drejtuar nga një person iu afrua të miturit. Sipas kallëzimit, bashkëudhëtar në motor ishte A.H. (18) nga Shkupi, të cilin fëmija e njihte. Në një moment, A.H. e ka kapur për dore fëmijën, ndërsa motori ka vazhduar lëvizjen, pas së cilës i mituri ka rënë dhe është tërhequr zvarrë në rrugë”, njoftuan nga MPB.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave të incidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu