E tregon Zaev, ja cilat janë datat e mundshme për mbajtjen e referendumit

Kryeministri Zoran Zaev ka folur edhe datat e mundshme se kur mund të mbahet referendumi për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Referendumi do të jetë më 23 shtator, 30 shtator apo 7 tetor, ndërsa qëllimi është që deri më 15 janar të kryhen të gjitha detyrimet e parapara”, theksoi Zaev për televizionin shtetëror grek ERT.

Ai sqaroi se referendum ka karakter obligativ dhe do të jetë i pranuar nga të gjithë, por edhe nga presidenti Gjorgje Ivanov. Ai tha se të gjitha detyrimet rreth ndryshimi të emrit pritet të përfundojnë edhe para këtij fundviti.

Pas referendumit parashihet periudhë tremujore për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin. Zaev tha se marrëveshja dhe emri i ri do të hyjë në fuqi pasi që të ratifikohet në të dyja vendet. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu