Miku i madh i Kosovës, William Walker po qëndron në Kosovë për të shënuar 18-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini, ku ka komentuar të kaluarën e aktualitetet politike në vend.
Është pyetur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se nuk është admirues i tij.
Kur pyetet nga gazetari për figurën e Thaçit, e vetmja lëvdatë që Walker jep për Thaçin është për dukjen e tij, ndërsa thotë e vetmja gjë që Thaçi di të bëj, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.
“Ai është burrë i pashëm”, thotë ai.
“Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë ai.
Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.