E vetmja pas Amerikës: Kina vendos flamurin në hënë

Duke shpalosur hapur ndjenjën e triumfit, Kina publikoi pamjet kur sonda e saj hapësinore vendosi flamurin e shtetit komunist në satelitin e vetëm natyror të Tokës, i vetmi vend i botës pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjyrat e të cilit ndodhen tani në sipërfaqen e Hënës.

imazhet e publikuara nga administrata hapesinore kombëtare kineze tregojnë flamurin e saj te kuq me pesë yje duke qëndruar drejt. Shtetet e bashkuara e vendosën për herë të parë flamurin e tyre atje përmes misionit Apollo 11 në 1969-tën.

Pesë flamuj të tjerë amerikanë u vune më vonë deri në vitin 1972. Flamuri i parë u ngrit nga astronauti Buzz Aldrin, duke i sjellë një krenari të madhe kombit të vet. Ndjenja të tilla përjetojnë sot kinezët. Sonda e Pekinit, Chang’e-5 është tashmë në rrugëtimin e kthimit në tokë.

Ajo e realizoi misionin e saj, që përfshinte mbledhjen e rreth 2 kilogramëve gurë hënore. Mediat shtetërore thonin se “sonda shpalosi flamurin kombëtar të kuq me pesë yje, prej pëlhure të vërtetë, duke shënuar një ngjarje të madhe në historinë e aeronautikës së vendit.” Dy misionet e mëparshme kineze në hënë, Chang’e-3 e Chang’e-4, patën dërguar roverë të vegjël, por nuk kishin ngritur flamur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu