E zbulon Solskjaer: Çfarë ju tha shokëve CR7 para debutimit ndaj Newcastle?

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se si Cristiano Ronaldo iu drejtua shokëve të tij të skuadrës në Manchester United një natë para debutimit.

Të gjithë ata që vijnë në ekip duhet të prezantohen. Jo të gjithë e dinin emrin e tij, kështu që ata e kanë mësuar tani!” bëri shaka menaxheri, gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.

Atmosfera ka qenë elektrike rreth klubit, tifozët kanë shijuar vërtet 10 ditët e fundit që kur ai nënshkroi dhe pati shumë pritje padyshim këtë pasdite nga ekipi dhe nga ai.”

Ai i vë kërkesa vetes, më pas vendos kërkesa për shokët e tij të skuadrës dhe kërkesat për ne dhe kjo është arsyeja pse ai ka bërë kaq shumë në karrierën e tij, ka qenë kaq i disiplinuar. Ai ka evoluar , ai është zhvilluar si lojtar, ai është një lojtar i ndryshëm nga ai kur u largua, por ai është akoma një golashënues i pamëshirshëm dhe klinik, ai nuhat momentet e mëdha. “, ka thënë Ole.

Ronaldo debutoi me dy gola në ndeshjen kundër Newcastle United në ndeshjen e fituar nga Man United 4-1.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu