EBA nënshkroi marrëveshje për dronë me një kompani izraelite

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan marrëveshje me një kompani izraelite të sigurisë të specializuar në prodhimin e dronëve për të përmirësuar shërbimet e saj të sigurisë dhe për të shkurtuar kohën e reagimit emergjent.

Një ueb faqe izraelite e mbrojtjes tha se policia e Dubait ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani izraelite të aerobatikës për të përdorur sistemin e saj të dronëve për shërbimet e sigurisë për të siguruar evenimentin “World Expo 2020” që pritet të mbahet në Dubai në muajin tetor.

Sistemi i dronëve do të zëvendësojë personelin e sigurisë dhe do të jetë më i shpejtë në përgjigjen e tij ndaj çdo incidenti. Të mërkurën, sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid vizitoi selinë e policisë në Dubai dhe përuroi platformën e kutisë së dronëve.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai e përshkroi platformën si një shërbim “për të dërguar dronë nëpër Dubai për të ulur kohën e reagimit ndaj raportimeve kriminale dhe të trafikut nga 4.4 minuta në 1 minutë“.

Bin Rashid shtoi se shërbimi “zyrtarisht do të lançohet gjatë Expo 2020 Dubai“. Të mërkurën, EBA hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Izrael në një ceremoni që u ndoq nga presidenti izraelit, Isaac Herzog.

Në shtator të vitit 2020, EBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Që nga ajo kohë, të dy vendet kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme, përfshirë investimet, shërbimet bankare, turizmin dhe sigurinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu