Edhe 60 bluzabardhë të tjerën në frontin Apenin, Italia “preket” sërish nga solidariteti shqiptar

Italia është prekur sërish emocionalisht, ashtu si javë më parë,nga dërgesa tjetër e ndihmës nga Shqipëria prej 60 bluzash të bardha, pra dhe 30 më shumë se herën e parë.

Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio, i cili i priti në areoportin e Romës, tha se kjo është ndër ndihmat më të mëdha dhënë Italisë këto kohë të vështira.

“Falenderoj kryeministrin e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për ndihmën konkrete për Italinë në luftën kundër koronavirusit. Infermierët do të vendosen në rajonin e Marche. Nëse bëjmë krahasim me numër popullsie dhe infermierëve ndihma që i ka dhënë Shqipëria Italisë është nga më të mëdhatë nga të huajt për popullin italian“,tha ai.

Një tjetër italian, ambasadori Soreca, gjithashtu u ndje i prekur nga ky gjest i Shqipërisë.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri”, shkroi italiani i Brukselit në Tiranë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu