Edhe Bashkim Bakiu largohet nga Taravari: Me VLEN për ndryshim

Pas diskutimeve dhe konsultimeve me miq e bashkëpunëtorë, Bashkim Bakiu ka reaguar përmes një deklarate publike, duke sqaruar pozicionin e tij brenda Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit VLEN. Ai thekson se mbetet i përkushtuar në rrugën e nisur për ndryshim, që ka filluar para zgjedhjeve të vitit 2024, duke bërë të ditur se ndahet nga krahu i Taravarit.

“Siç e kemi nisur, ashtu edhe do të vazhdojmë – për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje, rrugëtimi politik kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim”, thekson Bakiu në deklaratën e tij.

Ai shton se është i vetëdijshëm për zhvillimet politike dhe se besimi në rrugën e zgjedhur mbetet i palëkundur.

“Ne jemi të bindur në rrugëtimin tonë, me VLEN për ndryshim,” përmbyll ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu