“Edhe gomari mësoi të jetojë pa ushqim dhe në fund ngordhi”, protesta e tretë për pagat, bllokohet “Ilindeska”

Protesta e tretë për shkak të mos pagesës së dy pagave. Punonjësit e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar “Florakom” dhe “Luna”, kompani të lidhura me Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup, për dy orë bllokuan bulevardin “Ilinden”. Nuk iu është paguar paga e qershorit, ndërsa për tri ditë duhet të paguhet paga për korrikun, për të cilën, siç thanë, nuk kanë sinjale nga drejtuesit se do të paguhet.

“Punëtorët që qëndrojnë pas meje dhe bllokojnë bulevardin “Ilinden”, siç thashë, janë lënë pa paga dhe pa sigurim shëndetësor, edhe pse ndër punonjësit kemi të sëmurë kronikë, raste onkologjike, njerëz me stenta dhe të tjera, domethënë me sëmundje të rënda. Kjo nga ana e drejtuesve të NP “Parqe dhe gjelbërime” Shkup që po ndodh është tepër çnjerëzore, sepse me mos pagimin e pagave, punonjësit janë të detyruar të protestojnë në këto temperatura ferr, mbi plus 40 gradë”, tha Stojançe Koshikovski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të hotelerisë, turizmit dhe komunales.

Punonjësit bënë apel te themeluesi i NP “Parqe dhe gjelbërime” – Qyteti i Shkupit të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi.

“Nga ana e Qytetit të Shkupit para dy javësh u miratuan subvencione në shumën prej 80 milionë denarë. Para këto që janë të mjaftueshme jo vetëm për të paguar pagat në këto dy shoqëri me përgjegjësi të kufizuar “Florakom” dhe “Luna”, por edhe për të paguar pagat e punonjësve në “Parqe dhe gjelbërime”. Fatkeqësisht, përsëri punonjësit nuk morën përgjigje konkrete se kur do t’u paguhen pagat. Premtimet janë se do të paguhet, do të paguhet, do të paguhet. Unë do të them një fjalë popullore: Edhe gomari mësoi të jetojë pa ushqim, por në fund ngordhi”, tha Kashikovski.

Punonjësit nga protesta paralajmëruan se nëse problemi i tyre nuk zgjidhet urgjentisht, do të vazhdojnë me bllokimin e rrugëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu