BDI është në panik të madh, e kan humbur kontrollën, kandidatët e tyre dhe aktivistët e paktë që u kan mbetur jan lëshuar në teren dhe sillën si të hutuar pa kurfarë kontrolle.
Dje pas orës 14, 00 në rrugën 6 në fshatin Batincë muhallë e banuar me boshnjak kanë sjellur një kamion me pllaka bekatoni në praninë e kandidatit për deputet nga BDI Muhamed Ramadani dhe aktivistë tjerë nga Batinca, dhe pa fije turpi ju kërcnohen qytetarëve se nëse do të votojnë për BDI-në do ti vendosin dhe do ta rregullojnë rrugën, e nsëe jo do të vijnë pas zgjedhjeve do ti marrin mbrapa.
Kot e kanë, nuk kthehet besimi me pllaka të bekatonit, nuk mashtrohen kësaj radhe shqiptarët as të tjërët, të gjithë e dijnë se kur e kishit mundësinë nuk bëtë asgjë, të gjithë e dijnë se as tani nuk do të bëni gjë. Qytetarët e Komunës së Studeniçanit i shofin për çdo ditë projektet tona që në çdo vendbanim kemi realizuar projekte kapitale që duken dhe ata për çdo ditë i shofin. Qytetarët e Komunës së Studeniçanit dhe shqiptarët nga të gjitha vendbanimet shqiptare kësaj radhe do ta dënojnë BDI-në, shum afër e kanë fundin, kjo shifet shum qartë. Për këtë ngjarje e kemi njoftuar: – Ministrinë e Punëve të brendëshme; – Komisionin Shtetërorë Zgjedhorë; – Komisionin Shtetërorë për Antikorusion. – OSBE/ODIHR
Komuna e Studeniçanit – Shërbimi për informim/almakos












