Edhe një takim i ‘dështuar’ e me ofendime: Kryediplomati i BE-së, Borrell asnjë fjalë, ia lë ‘përgjegjësinë’ Lajçak-ut

Sot për herë të dytë janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ndërsa është përcjellë me ofendime dhe se nuk kishte pajtim për asnjë temë konkrete, veç se të takohen përsëri në muajin shtator. Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së si dhe ndërmjetësi i dialogut, Josep Borell, nuk është prononcuar fare pas përfundimit të takimit, duke e ia lënë të gjithë përgjegjësinë, përfaqësuesit të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak, i cili i vetëm u deklarua pas përfundimit të dialogut.

Janë ashpërsuar tonet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e dytë. Kryeministri Kurti në deklarimin e tij pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vucic, këtë të fundit ka quajtur gënjeshtar e gjithashtu e ka akuzuar Serbinë për tre gjenocide.

E Vucic tha se takimi ishte edhe më i keq sesa ai i kaluari, derisa pranoi se Kurti e akuzoi Serbinë për tre gjenocide.

Ndërsa Kurti dhe pala kosovare u akuzua nga ajo serbe se po krijojnë ambient jo të sigurt për serbët në Kosovë.

U akuzuat se refuzuat të nënshkruani deklaratën sipas të cilës palët do të përmbahen nga veprimet që potencialisht do të krijojnë tensione në rajon, ndërsa Vucici ka akuzuar se pala shqiptare, duke thënë se kjo është dëshmi se shqiptarët po dëshirojnë të krijoj ambient jo të sigurt për serbët në Kosovë”, është pyetur Kurti sot nga gazetarët pas përfundimit të takimit në Bruksel.

Ndërsa, Kurti ka thënë se kjo është gënjeshtër, dhe se presidenti serb po gënjen, dhe se sipas tij arsyeja që sot nuk kishte qëndrim të përbashkëte ishte sepse serbet nuk pranuan assesi togfjalëshin ‘ballafaqimin me të kaluarën’ edhe pse ndërmjetësuesit nga BE kishin një pajtim.

E presidenti serb, Aleksandër Vucic, në anën tjetër u shpreh se takimi ishte “edhe më i keq sesa ai i kaluari’’, derisa pranoi se Kurti e akuzoi Serbinë për tre gjenocide.

Herën e fundit në Bruksel kam menduar se nuk mund të kishte takim më të keq, por sot e pashë se ishte e mundshme. Ne nuk mundëm të pajtohemi për 3 pika, Serbia i ka pranuar të gjitha shqiptarët asgjë, ato 3 pika ishin të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta në identifikimin e mbetjeve të zhdukurve, të përmbahemi nga veprimet që do të mund të destabilizonin veprimtarinë në terren që negociatorët kryesorë të takohen njëherë në muaj’’, tha Vucic.

Ai shtoi se pala e kryeministrit Kurti po thirret në deklaratat e Natasa Kandicit dhe Nenad Canak, derisa tha se pala serbe i ka pranuar ato që ka kërkuar BE.

E pas daljes dhe deklarimit të dy liderëve, atij të Kosovës dhe Serbisë, u mësua se palët përveç qe kishin përdorur tone të ashpra nuk ishin pajtuar për asgjë substanciale, veç se të takohen përsëri në shtator, e këtë e konfirmoj edhe përfaqësuesit i BE’së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak.

Lajçka u shpreh se takimi ishte shumë i vështirë dhe se kishte shumë pak progres, dy delegacionet diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportojë është se dialogu do të vazhdojë.

Takimi u zhvillua vetëm një muaj pas takimit të tyre të parë në kuadër të dialogut këtu në Bruksel. Takimi ishte i vështirë dhe demonstroi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pasojë, ne arritëm shumë pak progres sot. U diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportoj sot është se dialogu do të vazhdojë”, tha Lacak.

Ajo që u ra në sy ishte mos deklarimi fare i kryediplomati europian, Josep Borell, i cili duke parë mospajtimet mes palëve dhe ofendimeve mes tyre, ai ia kishte lënë të gjithë përgjegjësin Lajaçakut.

Josep Borell ishte deklaruar vetëm para takimit të Kurtit dhe Vucic, e që parashikimet e tij nuk i dolen fare.

Ai shpresuar që takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic të jetë i frytshëm.

Sot do të jem nikoqir i takimit të dytë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është takimi i dytë qysh prej zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës. Takimi i parë nuk ishte shumë i frytshëm, të shpresojmë se sot do të jetë takim me më shumë rezultate”,ishte shprehur Borrell para takimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu