Edhe pas dridhjeve të shumta të tërmetit, sizmiologët vijnë me lajme jo të mira për shqiptarët, ja parashikimet

Makthi nuk ka mbaruar. Pas tërmeteve të fuqishme të cilët shkundën Durrësin, Tiranën dhe disa qytete të tjera, sizmologët kanë lajme jo të mira.

Tërmeti siç konfirmon tashmë zyrtarisht Sizmologu Rrapo Ormeni, nga Instituti i Sizmiologjisë, ishte me magnitudë 5.1 i shkallës righter, 31 km në veriperëndim të Tiranës.

“Një tërmet me këtë magnitudë shoqërohet me lëkundje të tjera, më të vogla, derisa të vendoset sërish ekulibri”- shprehet Rrapo Ormeni.

Sipas Rexhep Koçit, përgjegjës i Departamentit të Sizmologjisë, të paktën 20 lëkundje të tjera janë ndjerë deri në orën 11:40 minuta.

Të gjendur përballë tronditjeve të tilla, qytetarët kanë braktisur shtëpitë dhe zyrat duke dalë në rrugë deri në qetësimin e situatës. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu