Edhe Peja në balotazh sipas Exit Poll-it të UBO-së

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka zbuluar rezultatet për komunën e Pejës, ku gara për kryetar pritet të shkojë në balotazh mes Gazmend Muhaxherit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Taulant Kelmendit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sipas të dhënave të Exit Poll-it, Gazmend Muhaxheri udhëheq me 46.4 për qind të votave, ndërsa Taulant Kelmendi renditet i dyti me 27 për qind.

Në vendin e tretë është Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 20 për qind, ndërsa Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 6 për qind të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu