Edhe Vucic bëhet gati për Washington: Serbët presin që të jetë më i suksesshëm se Tadic dhe Jeremic

Kryetari i Këshillit të partisë SNS të Aleksandar Vucic, Milos Vucicevic, ka thënë se kryetari i tij është i gatshëm që të shkojë në Washington dhe atje do të mbrojë interesat e Serbisë, më mirë se qeveritë e kaluara.

Milos Vucicevic ka konfirmuar për mediat në Serbi se Vucic do të jetë në takimin e ardhshme të Washingtonit me 4 shtator, duke këmbëngulur se përfaqësimi me të do të jetë më i mirë se me ish-kryetarin e Serbisë, Boris Tadic dhe ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic, tash shef i opozitës në Serbi.

“Vucic nuk do të dorëzohet dhe me guxim do të mbroj interesat e shtetit serb. Ai nuk do të dorëzohet si Jeremic dhe Tadic, dhe të gjitha mbeturinat e politikës serbe, të cilët kanë shkruar faqe të këqija në librin e historisë tonë me Kosovën”, ka thënë Vucicevic.

Arsyeja se pse sot është e pavarur sipas partisë SNS, janë gabimet e gjeneratës së vjetër të politikës të cilat i kishte udhëhequr Tadic.

Vucicevic më tej ka shtuar se Serbia do të mundohet të përfitojë sa më shumë në takimin në Washington.

Kosova dhe Serbia janë ftuar që me 4 shtator të jenë në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe do të nis dialogu i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi që do të udhëtojë në Washington përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu