Praktika e deritanishme e anashkalimit të faktorit politik në qeveri, nga drejtimi i insititucioneve më të rëndësishme shtetërore ka vazhduar edhe me kryeministrin e ri Zoran Zaev.Edhe me Zaevi, sikurse edhe më Gruevskin (…dhe qeveritë tjera), kuadri shqiptar nuk do të mund të drejtojë, fjala bie: Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), pastaj Ministrinë e Financave (sidomos nga 2001), DSK (Drejtorine per Siguri dhe Kunderzbulim), Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Drejtorine e Doganave, BSP-n (Byrone per Siguri Publike), DAP (Drejtorine e te Ardhurave Publike) etj., dhe shume institucione tjera të cilat shqiptarët, që nga aplitiki i sistemit shumëpartiak, asnjëherë nuk i kanë drejtuar.
është interesant, se sa më shumë kalon kohë, pozita e faktorit politik shqiptarë në vend që të rritet, ajo merrë përmasa margjinala, meriferike pothuajse pa kurrfarë ndikimi, përjashto disa poste (dhe ministri) që nuk luajnë shume rol në avancimin e pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve, që është faktor kryesor për stabilizimin afatgjatë të situatës në Maqedoni, që është kusht shumë i rëndësishëm për perspektivën e Maqedonisë./Lajm