Në ndeshjen ndërmjet Genoa-s dhe Inter-it e vlefshme për javën e 35-të të Serie A në stadiumin “Luigi Ferraris” është hapur një banderol gjigante me Morinën, i cili ishte i mbështjellur me flamurin kuqezi. Ndërsa pak më sipër disa tifozë mbanin dy kartonë, ku shkruhej “Faleminderit Edi Rama, që na solle marijuana”. Për Ballist Morinën kjo banderol ishte në shenjë respekti ndaj tij. Mësohet se ai është takuar pak kohë më parë me disa ultras të Genoa-s dhe kanë biseduar për të ngritur një dron në një ndeshje të Genoa-s gjatë këtij sezoni. Ndërsa parrulla karshi kryeministrit të vendit, është një kritikë ndaj tij për situatën në vend.