Në seancën e pyetjeve të deputetëve, deputeti i ASH-së Halil Snopçe kritikoi zv/kryeministrin Aleksandar Nikolloski për një deklaratë të më hershme, ku sipas Snopçes, ai akuzoi autoritetet shqiptare për mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Ilir Meta. Snopçe kërkoi llogari dhe i kërkoi Nikolloskit të kërkojë falje.
Nikolloski iu përgjigj që ka qenë dhe është i afërt me Ilir Metën, dhe tha se miqësia mes tyre do të vazhdojë edhe pasi të lirohet ish-presidenti.
Debati në Kuvend eskaloi kur Nikolloski pyeti nëse është e vërtet që kreu i ASH-së, Arben Taravari ka kërkuar ndihmë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me rastin “Gjoka”, e që sipas Nikolloskit, Rama i ka sugjeruar të kërkojë mbështetje nga Ali Ahmeti, e në këtë mënyrë është bërë koalicioni mes BDI-së e ASH-së së Taravarit.
Deklaratat shkaktuan revoltë te ASH-ja. Deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri kritikoi Nikolloskin duke thënë se nëse ka prova për veprimet e Taravarit, të denoncohen në Prokurori.
Për më tepër, ndiqni videon më poshtë:










