Edhe një ditë më parë, gjatë zhvillimeve të Samitit të Diasporës, Kryeministri Edi Rama ngriti tonet përsëri ndaj fqinjëve, duke ju referuar Greqisë dhe çështjeve të mbetura ende pezull mes dy vendeve.
Në mbrëmjen e sotme gala të Samitit të Diasporës, Kryeministri tha se Shqipëria nuk mund të heshtë më para nënshtrimit të tyre.
Duke përsëritur projektin e qeverisë për bashkimin në një të vetme të konsullatave dhe ambasadave të Shqipërisë dhe të Kosovës nëpër botë, Rama tha se fqinjët duhet ta harrojnë zakonin e mërzitjes sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre, shkruan Syri.net.
“Ka një rezistencë të mirëkuptueshme nga struktura jonë shtetërore për këtë ide të cilën unë në fakt jam përpjekur ta nxis vazhdimisht që ditën e parë sepse halli është mos mërziten disa fqinj dhe ca miq, por të shohin ambasada dhe konsullatat shqiptare me dy flamurët e dy republikave tona në të njëjtin ballkon. Fqinjët dhe miqtë e kanë bërë zakon në kohëra të tjera që të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë dhe as më pak po të drejtat tona dhe bëjmë gjënë e duhur në respekt të dinjitetit tonë, kurrë duke fyer apo aq më keq kërkuar të shkelim dinjitetin e të tjerëve.
Prandaj jemi ne që duhet t’i ndihmojmë fqinjët dhe miqtë ta harrojnë atë zakon dhe ta mësojnë njëherë e mirë, se kur Shqipëria mikut i thotë mik kur nuk ja ka me hile dhe as tekanjoze me të nuk është, pro ama hilet dhe tekat nuk i pranon më, sepse përndryshe miqësia nuk është e vërtetë dhe fqinjësia nuk është e mirë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.







