Në nëntor të vitit 2013 ishte një nga vizitat e fundit zyrtare protokollare të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Shkup. Rama në stilin e tij gjatë gjithë kohës kishte injoruar Gruevskin, informon INA.
Rama në një nga pyetjet e porositura të gazetarëve proqeveritar se si komuniteti shqiptar gëzon më shumë të drejta se sa pakica maqedonase në Gollobërdë, ishte përgjigjur se ai krahasim nuk mund të bëhet dhe se shqiptarët duhet të jenë të barabartë në përputhje me detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, që nuk është realizuar plotësisht.