Edi Rama: Nuk jam tradhtar pse takohem me Vucic, po e bëj Shqipërinë e Madhe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka arsyetuar takimin e tij me Presidentin e Serbisë Alexandar Vucic duke thënë se është duke u munduar ta bëj Shqipërinë e Madhe, dhe ka shprehur haptas nervozizmin me kosovarët që këto ditë kanë reaguar ashpër pas ‘shtrëngimit’ të duarve me Vucic.

Rama ka thënë se pa një takim të tillë që sipas tij do të thotë shumë për shqiptarët, janë marrë vesh që shqiptarët të lëvizin lirë nëpër kufijtë e rajonit.

“Deri dje, pa u hapur ky proces që sharjet, mallkimet e fabrikimet harrojeni se e ndalin, Shqipëria dhe Kosova s’kishin asnjë shans që ta hapnin kufirin mes tyre. Zero! Sot kjo është një mundësi reale pikërisht sepse edhe “vëllau serb”, siç e quani ju Presidentin e Serbisë, kur kujtoni se po më qëlloni për vdekje me gjuhën e bërë thikë, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës. Pa kushte! Që do të thotë se kur ne të hapim kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ngrihet dot as ai dhe as kushdoqoftë tjetër, të verë kujën për rrezikun e “Shqipërisë së madhe””, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar për të gjitha sharjet që ka marrë ditëve të fundit, pas takimit të tij në Tiranë me Presidentin e Serbisë Alexanadar Vucic, duke thënë se ai nuk ka tradhtuar shqiptarët në asnjë moment.

Rama ka thënë se po këta që po e shajnë sot ishin ata që nuk lanë fjalë të mirë pa i thënë kur u kthye nga Beogadi.

“Kur u nisa atëherë për Beograd nuk latë fjalë të ulët pa më thënë. Kur u ktheva nga Beogradi, nuk latë lëvdatë të tepërt pa më dhënë. Po për mua ishte njësoj, sepse unë isha i njëjti edhe kur shkova edhe kur u ktheva, siç jam edhe sot. E njësoj si atëherë edhe sot, unë bëj atë që kam bindje se është e drejtë për vendin e për kombin tonë. Thjesht si shqiptar jo si hero, as si tradhëtar jo e jo”, ka shkruar Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu