Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend sot tha se Shqipëria nuk po e mbështet më qeverisjen e Ramush Haradinajt. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, javë më parë kishte takuar kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, në bregdetin shqiptar, që ishte interpretuar si një mbështetje për përpjekjet e kreut të AAK-së për ta themeluar Qeverinë. Por Kurti thotë se tani kjo ka ndryshuar. Mbase Edi Rama duhet ta japë vetë një shpjegim për këtë.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij sot në Kuvend, ka thënë se as Shqipëria nuk po e mbështet më PAN-in (PDK-AAK-Nisma), dhe kandidatin e këtij koalicioni për krijimin e Qeverisë “Ramush Haradinaj”, shkruan Gazeta Express.
“Shqipëria zyrtare nuk është me ta”, ka thënë Albin Kurti, duke thënë se PAN-i po mbështetet nga Shesheli dhe Vuçiqi.
Kurti, duke i quajtur “kriminelë” liderët e PAN-it, ka thënë se nuk kanë qenë kurrë më të izoluar.
Nuk dihet nëse Kurti ka manipuluar sot me këtë deklaratë. Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, zyrtarisht nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth formimit të institucioneve në Kosovë.
Në muajin shkurt, kur Haradinaj ishte ndaluar në Francë, për shkak të fletarrestit të Serbisë, Rama kishte vizituar selinë e AAK-së. Procesin ndaj Haradinajt ai e kishte cilësuar të tepërt duke kërkuar lirimin e tij.
Ndërkojë Rama, si lider i Shqipërisë, në intervista nuk kishte hezituar ta shfaqë mbështetjen ndaj Albin Kurtit, duke thënë se nëse do të kishte marrë pjesë në procesin zgjedhor në Kosovë, ai do t’ia jepje votën Kurtit.
“Albin Kurti është votuar aq shumë, por unë di që po të kisha marrë pjesë në atë votim, do ta kisha votuar Albin Kurtin”, ka thënë Rama, duke shtuar se “është shqiptar që i pëlqen shumë”.
“Albin Kurti është një shqiptar i kulturuar, është një shqiptar i denjë…”, pati thënë Rama në intervistën ku ishte i pranishëm edhe Kurti.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/lajme/edi-rama-thike-pas-shpine-ramush-haradinajt-mbeshtet-albin-kurtin-423975/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Por, Rama para disa javësh nuk kishte hezituar të shfaqet afër kandidatit Ramush Haradinaj, me të cilin kishin pirë kafe në Dhërmi, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj dhe Rama kishin diskutuar rreth krijimit të institucioneve në Kosovë, e për situatën politike.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/lajme/edi-rama-thike-pas-shpine-ramush-haradinajt-mbeshtet-albin-kurtin-423975/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright










