Edi Rama u përgjigjet pronarëve në Vlorë: Në Lungomare NUK ka muzikë! Zhurma nuk fiton dot mbi ata që duan qetësinë e detit

Kryeministri Edi Rama reagon për protestën e pronarëve të bareve në Lungomare, të cilët sot kanë mbyllur aktivitetin pasi kërkojnë që të shtyhet ora policore dhe të lejohet muzika. Sipas Ramës, në Lungomare nuk ka muzikë.

Dje pronarët e bareve kanë protestuar duke vendour Himnin e Flamurit Kombëtar, e më pas kanë pasur një përplasje me Policinë. 4 persona u shoqëruan dhe u lanë të lirë vetëm në orët e para të mëngjesit.

Rama ua bën të qartë pronarëve në Vlorë, se nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar.

Reagimi i kryeministrit Rama:

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu