Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për aktivitetin e nesërm që do zhvillohet në Tiranë, ku për vizitë në çështjen e idesë ‘’Ballkani i Hapur’’, merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç shkruan Tahiri përmes facebook-ut, për Ballkanin e Hapur ëndërron Vuçiqi, dhe këtë do ia tregonte vetëm opozita e ringjallur e Shqipërisë.

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiqi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do t’i tregojë se ai vetëm mund të ëndërrojë. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”- shkruan Tahiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu