Eftov: Për LSDM-në janë të rëndësishme strukturat huligane shqiptare

Në emisionin e fundit ‘Në Qendër’ të gazetarit kontraverz që shpesh herë promovon gjuhë të urrejtjes, Vasko Eftov, ka analizuar situatën politike në Maqedoni, rolin e Zoran Zaevit dhe lidhjet e tij me strukturat huligane shqiptare në Maqedoni, nga të cilët Zaev pret ndihmë në formë incidentesh, në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eftov në emisionin e tij ka emetuar pamje nga protesta e vitit të kaluar, të cilët ndodhën pas publikimit të ‘bombave’ të Zaevit.

Eftov thotë: Ata protesta ishin të qeta përderisa disa huligan të strukturave të grupeve të tifozërisë nuk janë aktivizuar vetëm në ato protesta, këtu bëhet pyetja: Pse ata struktura u kyçën në në protesta? Sepse dikush donte në Maqedoni më 9 maj të vitit të kalauar, të ndodh 5 tetori dhe të vij në ndonjë ndryshim të dhunshëm të qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu