Einxhel Shkira dhe DJ Dagz u bën prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e djalit

Çifti që u krijuan gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë tërë vitit që po lëmë pas.

Krahas eksperiencës së tyre në BB VIP Albania, dyshja edhe pas daljes ishin pothuajse të pandashëm ndërsa vetëm pak muaj më parë dhanë lajmin e madh se po bëhen prindër.

Ata kanë dokumentuar të gjitha eksperiencat e këtyre muajve duke sjellur për fansat momentet e veçanta kur kuptuan se po bëhen prindër për herë të parë.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë ata mirëpritën djalin i cili lindi më 12 dhjetor e që çifti e pagëzuan me emrin Trev.

Kështu ka bërë të ditur vet Einxhel në një video të ëmbël që solli në Instagram për të konfirmuar raportimet që kanë qarkulluar së fundmi teksa ajo dhe Dagz përdhelin duart e foshnjës së tyre të porsalindur.

“Trev-12/12/2022. Kur dashuria merr formën e një jete të re…Faleminderit Zot”, ka shkruar Shkira në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, theksojmë që pak javë më parë DJ nga Kosova gjithashtu i propozoi martesë Einxhelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu