Ekipet legjendare që rrezikojnë të mos luajnë në Champions

Finalja e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet mes Chelseat dhe Manchester Cityt më 29 maj. Por gara për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm është e nxehtë pothuajse në çdo kampionat në të gjithë Evropën.

Disa nga emrat më të mëdhenj të kontinentit rrezikojnë të humbin kualifikimin për shkak të sezoneve të dobëta në ligat e tyre të brendshme, përfshirë emra si Liverpooli dhe Juventusi.

Konkurrencë e ashpër në Premier League

Liverpooli nuk është i vetmi klub që garon për një vend të katërt në Ligën e Kampionëve. Chelsea dhe Leicester aktualisht mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, megjithëse West Ham, Tottenham dhe Everton janë të gjithë në garë. Skuadra e Jurgen Klopp është aty, por tjerat duhet të gabojnë.

Drama e Juventusit

Humbja e së dielës nga AC Milan bëri që Juventusi të braktis një nga vendet e Ligës së Kampionëve në Serie A.

Inter është kampion, ndërsa para Juves janë Atalanta, Milan dhe Napoli që aktualisht përbëjnë katër të parët në Serie A.

“Nuk jam duke menduar të jap dorëheqjen”, ka thënë trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo pas humbjes ndaj Milanit.

Ata janë vetëm një pikë prapa Napolit, që janë në vend të katërt.

Borussia Dortmund dhe PSG

Borussia Dortmund shihej si pretendente për t’u kualifikuar në Ligës së Kampionëve, ndërsa aktualisht mezi kanë kapur pozitën e katërt pas një sezoni të vështirë në Bundesligë.

Ata janë ende vetëm një pikë larg Eintracht Frankfurt që janë të pestit.

Me dy ndeshje të sezonit të mbetura, Paris Saint-Germain jo vetëm që rrezikon të humbasë titullin në Ligue 1, por edhe kualifikimin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mauricio Pochettino është dy pikë nga vendi i tretë, ku ata do të duhet të luajnë në kualifikuese, dhe tre pikë mbi vendin e katërt, ku do të bien në Ligën e Evropës.

Monaco dhe Lyon mbajnë ato vende përkatësisht. Lille janë tre pikë para PSG-së në krye.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu