Ekipet që e kanë fituar së paku tre herë Ligën e Kampionëve, do të marrin pjesë në botërorin për klube

Real Madridi dhe Barcelona e kanë të garantuar pjesëmarrjen e tyre në edicionin e parë të Kupës Botërore për Klube, shkruan sot gazeta “The Times”, e cila jep detaje të reja rreth formatit të ri me 24 pjesëmarrës.

Në edicionin e parë, i cili do të mbahej në qershor të vitit 2021 me Kinën si një vend të mundshëm, Evropa do të përfaqësohet me 12 ekipe.

FIFA, sipas gazetës britanike, dëshiron t’i fton klubet që të paktën tre herë e kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Në këtë formë, pos klubeve spanjolle do të merrnin pjesë edhe Milan (7), Bayern Munich (5), Liverpooli (5), Ajax (4), Manchester United dhe Inter (3).

Gjithashtu shtëpia më e madhe në botë e futbollit do të rezervojë një vend edhe për Juventusin, i cili ka dy Liga të Kampionëve dhe dy Kupa Interkontinentale.

Do të mbetet për të përcaktuar se si do të ndahen tre vendet e tjera që do t’i takonin Evropës.

Si kandidatët e mundshëm, sipas The Times, janë edhe Chelsea, Manchester City, Arsenal, Atletico Madrid, PSG, Porto, Benfica dhe Borussia Dortmund.

Projekti FIFA, i cili përfshin organizmin e Kupës së Botës për Klubet dhe do të mbahet çdo katër vjet, është kundërshtuar nga UEFA, e cila e sheh atë si një kërcënim për garën e tyre kryesore: Ligën e Kampionëve. Megjithatë, klubet si Real Madrid ose Barcelona kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Theksojmë se vendimi përfundimtar do të merret me 10 qershor (e diele), kur është planifikuar takimi i fundit para fillimit të kampionatit botëror për kombëtaret.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu