Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pritet që edhe në zgjedhjet lokale të garojnë bashkërisht, si dy parti të opozitës shqiptare, shkruan InfoShqip.
Derisa ende nuk dihet për emrat dhe kombinatorikat e bashkëpunimit nëpër komuna, ku pritet të garojë koalicioni në fjalë, është se kandidati për kryetar komune në komunën e Bogovinës do të jetë nga partia Alternativa.
Sipas asaj që flitet brenda dy partive, është se komisionet punuese janë dakorduar që kombinatorikat e bashkëpunimit të ndahen me proporcion të barabartë, p.sh. Gostivari t’i takojë Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Tetova të jetë e Alternativës. Ende nuk dihet mbi emrin se kush do t’i prijë koalicionit për komunën e Bogovinës, gjersa jo oficialisht thuhet se në fund të muajit mars, do të definohet dhe precizohet formalizimi i bashkëpunimit në zgjedhjet lokale të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./InfoShqip.com






