Ekskluzive: Kasami zbulon kandidatin e VLEN-it për Zhelinën

Në një deklaratë ekskluzive për televizionin Alsat, njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, konfirmoi se kandidati i tyre për Komunën e Zhelinës në zgjedhjet lokale të tetorit do të jetë kryetari aktual, Blerim Sejdiu.

Sipas Kasamit, vendimi është marrë pas një vlerësimi të performancës së Sejdiut gjatë dy mandateve të tij, ku ai është vlerësuar për angazhimin dhe rezultatet konkrete në drejtimin e komunës.

Gjithashtu, Kasami theksoi në bazë të rezultateve të anketave, gjasat janë të mëdha që në Kërçovë, VLEN të nxjerrë si kandidat Fatmir Limanin, ndërsa janë duke e shqyrtuar mundësinë për të përkrahur kandidaturën e pavarur të Visar Ademit për në Gostivar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu