Një video ekskluzive nga aksioni policor në Kumanovë që po qarkullon në rrjetet sociale dhe në “youtube”, sjell edhe një moment skandaloz.
Gjatë arrestimit të njërit prej pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, dëgjohen ofendime të shara
vulgare prej një polici ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.
“Lidhe, he nënën ….”, dëgjohet fjalori i pistë i njërit prej policëve.
Këtë pjesë të videos që përmban të sharat e policit maqedonas, mund ta përcillni nga minuta
1:20 sekonda deri në minutën 1:40 sekonda.
Çfarë ndodhi më 9-10 Maj në Lagjen e Trimave
Më datën 21 prill të vitit 2015 një grup i panjohur për atë kohë kishte sulmuar kollën kufitare në Gushincë dhe kishte marrë sasi të mëdha të armatimit. Kështu ishte të paktën informata e plasuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan SHENJA.
Ndërkaq nëpër koloaret politike dhe mediatike filloi të flitet për ekzistimin e një grupi të armatosur dhe për skenarë të luftës të ngjashme me atë të vitit 2001. Publikisht shumëkush mohoi të ndodhte një gjë e tillë dhe asush nuk besonte në atë që do të ndodhte rreth 20 ditë më vonë. Mëngjesin e hershëm të 9 majit nga Lagja e Trimave në Kumanovë filluan të dëgjohen të shtëna armësh të cilat në çdo moment sa vinin e shtoheshin. Shumë shpejt nga kjo lagje filluan të dëgjohen edhe denonime dhe të shihet një tym i zi që mbulonte lagjen.
Civilët e parë filluan të braktisin lagjen në orët e paraditës në mënyrë të vetë-organizuar dhe ata ishin dëshmitarët e parë të një përleshje mes një grupi të armatosur shqiptar dhe policisë së Maqedonisë që do të zgjaste për 48 orë. Detaje nuk jepte askush, por në Kumanovë ndjehej era e barotit dhe tanimë ishte kthyer ndjesia e vitit 2001. Në orët e pasditës policia filloi në mënyrë të organizuar dhe me autoblinda të transportojë civilët të cilët ishin bllokuar në shtëpitë ku zhvilloheshin luftimet. Ata tanimë dëshmonin për shtëpi të djegura të dëmtuara nga plumbat dhe shpërthimet dhe për një situatë të rëndë brenda Lagjes.
Pasditën e 9 majit dolën në opinion informatat e para për vrasjen e policëve të parë, ndërsa në orët e darkës u njoftua se një grup i pjesëtarëve të grupit të armatosur ishin dorëzuar.
Në këtë ministrja e punëve të brendshme e asaj kohe, Gordana Jankullovska, bëri paraqitjen e parë ku grupin e armatosur që mbante amblema të UÇK-së e quajti grup terrorist.
Luftimet vazhduan edhe gjatë ditës së dytë më 10 maj dhe me afrimin e natës të shtënat filluan të rrallohen. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton SHENJA, filluan të rrjedhin informata se edhe pjesa tjetër e grupit të armatosur ishte dorëzuar dhe se policia po bën kontrollet e fundit nëpër shtëpitë ku janë zhvilluar luftimet. Në opinion filluan të qarkullojnë edhe informatat e para për numrin e të vrarëve, por numri i saktë dhe zyrtar doli vetëm pas disa ditëve. Në luftimet 48 orëshe më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, jetën e humbën 8 pjesëtarë të njësiteve të policisë së Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa të plagosur mbetën edhe 42 polic.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 29 persona nga grupi i armatosur janë arrestuar.
Nga institucionet e Maqedonisë ky grup u shpallën terrorist dhe nga gjykatat e vendit morën dënimin me gjithsej 674 vjet burg, ndërsa 10 ushtarët e vrarë u varrosën në Kosovë me nderime kombëtare dhe fetare dhe u shpallën hero kombëtar.










