EKSKLUZIVE/ Maxim Dimitrievski i prinë luftës së LSDM-së për Kumanovën, në listë ka dy kandidatë shqiptarë

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Maxim Dimitrievski do të jetë kandidatë për të udhëhequr me komunën e Kumanovës, njoftojnë burime partiake nga kjo parti për InfoShqip.

Maxim Dimitrievski është përzgjedhur në bazë të anketave të shumta të bëra në këtë komunë, ku Dimitrievski ka dalë mjaftë qartë më i preferuari i qytetarëve për ti zgjedhur hallet e tyre.

Në listën e LSDM-së do të ndodhen edhe emrat e dy kandidatëve shqiptarë , edhe atë Hana Xheladini me numër 8 dhe Mevlan Imeri me numër 23.

Ndryshe për këtë komunë nga partitë shqiptare, për kryetar komune do të kandidojnë vetëm Besa dhe Aleanca për Shqiptarët./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu