EKSKLUZIVE / Ngecin bisedimet, VMRO-DPMNE nuk pranon plotësisht kushtet e BDI-së

Ndërsa gati gjithçka kishte përfunduar, në momentet e fundit kanë ngecur bisedimet për qeverinë e re VMRO-BDI, duke u futur në qorrsokak.

Sipas burimeve të Portalit Albeu, VMRO-DPMNE nuk është akoma e gatshme të pranojë plotësisht kërkesat e BDI-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel republikan dhe kjo është edhe arsyeja përse bisedimet mund të dështojnë. Këtë informacion Portali Albeu.com e ka konfirmuar edhe nga burime brenda VMRO-DPMNE-së.

Burimet e Portalit Albeu.com theksojnë se gjithçka është komplikuar në orët e vona dhe se ka shumë gjasa që bisedimet të dështojnë pasi as BDI e as VMRO-DPMNE nuk tolerojnë në këtë pikë.

Mbetet në orën e fundit të afatit ligjor që ka Gruevski të përcaktohet nëse do të ketë qeveri të re ose jo, ose më saktë, cila nga partitë do të tërhiqet pjesërisht nga kërkesat. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu