Nga rezultatet e para jo zyrtare Portali InfoShqip mëson se nga përpunimi i rezultateve në 2,274 vendvotime deri në ora 23:00, respektivisht nga rreth 60 për qind e vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-BESA.
Koalicioni i LSDM-BESA prin me 36.78 për qind, i ndjekur nga VMRO-DPMNE me 35.71 për qind, BDI me 10.34 për qind, dhe koalicioni ASH-Alternativa me 8.16 për qind.
Ndërsa nga partitë e vogla, Partia e Majta ka 4.15 për qind, Integra 1.38 për qind dhe PDSH 1.33 për qind. /InfoShqip.com










