Krerët e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Arben Taravari dhe Lëvijes Besa Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi janë ulur së bashku për të biseduar për bashkëpunim të mundshëm për në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku të dyja partitë do të garojnë në disa komuna kundër kandidatëve të BDI-së, njofton InfoShqip.
Në profilin e tij në Facebook, Arben Taravari ka publikuar foton e këtij takimi dhe e ka quajtur një kafe me miqë. Që nga dita e zgjedhjeve është përfolur mundësia e bashkëpunimit të këtyre dy partive kundër partisë kundërshtare, BDI-së.
Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu pas takimit ka theksuar se Lëvizja Besa ka vendosur të bashkëpunojë me Aleancën për Shqiptarët, vetëm për ta larguar BDI-në nga pushteti lokal.










