Në Kosovë janë shënuar 24 raste me koronavirus deri tani, ndërsa eksperët e sigurisë kanë bërë thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të keni kujdes, pasiqë që po futemi në dy javët më vendimtare nga koronavirusi.
Mikrobiologu Lul Raka ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, pasi tani por sipas tij po futemi në dy javët vendimtare për jetë e më të dashurve tanë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka në rrjetin social Twiter.
Mbrëmë, janë rasportuar dy raste të reja të infektuar me covid-19, duke u bërë kështu 24 persona në vend.
“Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare”, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.










