Ekspertët italianë: Është e mundur një valë e dytë e infektimit me Covid-19

Ekspertët italian paralajmërojnë se pas daljes graduale të Italisë nga karantina e parë e vendosur në Evropë, mund të ndodh edhe vala e dytë e infektimit me koronavirus.

Ato bëjnë thirrje për rrite të përpjekjeve për konfirmimin e të infektuarve të ri, të ndiqen simptomat e tyre dhe kontaktet. Mjeku Silvio Bruzafero, kryetar i Institutit të lartë të shëndetësisë, sot e informoi komisionin pranë Senatit në lidhje me fazën e ardhshme të pandemisë të koronavirusit të ri në Itali. Ai sot iu bashkangjitet ekspertëve, pasi dje 4,4 milionë italianë u kthyen në punë dhe u lehtësuan kufizimet për lëvizje në të dy muajt.

Sipas tij, çelësi i mbajtjes së epidemisë nën kontroll qëndron në izolimin e hershëm të personave me infeksion të dyshimtë, kryerjen e testeve të shumta dhe vendosjen në karantinë të kontakteve të tyre të ngushta. Ai thotë se do të nevojiten “investime të mëdha” nga burimet për trajnimin e personelit mjekësor, të cilët do të monitorojnë rastet e reja të mundshme. Bruzafero shton se të gjitha aplikacionet telefonike që ndihmojnë në ndjekjen e kontakteve nuk mund të zëvendësojnë faktorin njeri.

Shefi i repartit për sëmundje infektive pranë Institutit të Shëndetësisë, dr Xhovani Reca deklaroi se javët e ardhshme janë kryesisht “eksperiment” që të shihet si do të ndikojë lehtësimi i karantinës dhe ripërtërija e aktivitetit ekonomik ndaj lakores së përhapjes të infektimit.

“Ende nuk e kemi fituar epideminë. Ende luftojmë kundër saj. Nuk dua njerëzit të mendojnë se tashmë nuk ka rrezik dhe jemi kthyer normalitetit”, potencoi Reca.

Sipas ekspertëve, vala e dytë e infektimit mund ta prek konkretisht pjesën jugore të Italisë, ku deri tani nuk ka shumë raste të konfirmuara të të infektuarve me Kovid-19.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu