Eksperti amerikan godet Kurtin e Vucicin: Po bëjnë politika populiste duke prezantuar vetën si ‘zëri i popullit’

Profesori amerikan, eksperti dhe njohësi i problemeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir sot nëpërmjet dy shkrimeve në Facebook ka goditur krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve, duke thënë se po bëjnë politika populiste.

Ben-Meir ka thënë se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se e ardhmja evropiane për Kosovën dhe Serbinë varet nga normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, por sipas tij, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministri i Kosovës Albin Kuri janë mbërthyer në mentalitet politik populist duke e paraqitur veten si ‘zëri i popullit’.

Por, sipas Ben-Meir, janë pikërisht Aleksander Vucic dhe Albin Kurti që duhet të fajësohen për mungesën e përparimit.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak tashmë e bëri të qartë se “e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve midis tyre”. Mjerisht, Vucic dhe Kurti janë mbërthyer në një mentalitet politik populist duke e paraqitur veten si një ‘zë i popullit’, kur në fakt ata duhet të fajësohen për mungesën e përparimit”, ka shkruar Ben-Meir në njërin nga postimet.

Ndërsa, në një postim tjetër, Ben-Meir thotë se udhëheqësit e të dy vendeve duhet të dinë se vonesat që po shkaktojnë në procesin e dialogut do të dëmtojnë të ardhmën e qytetarëve të tyre.

Sipas tij, Kurti e Vucic nuk kanë bërë asnjë përparim në dialog në dy takimet e tyre dhe ai shprehet se Bashkimi Evropian duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se sovraniteti i Kosovës është i panegociueshëm, por gjithashtu t’ia bëjë të qartë Kosovës që dialogu të vazhdojë me mirëbesim dhe të lejojë që barra të bjerë mbi qeverinë e Serbisë për mungesën e përparimit.

Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës duhet ta dinë se të gjitha vonesat që po shkaktohen në procesin e bisedimeve do të dëmtojnë të ardhmën e qytetarëve të tyre drejt integrimit evropian. Për herë të dytë, në bisedimet në Bruksel më 19 korrik, Kurti dhe Vucic nuk arritën të bënin ndonjë përparim në negociatat e tyre. BE’ja duhet t’i bëjë të qartë Serbisë se sovraniteti i Kosovës është i panegociueshëm dhe gjithashtu t’i bëjë të qartë Kosovës se duhet të vazhdojë të negociojë me mirëpbesim dhe të lejojë që barra të bjerë mbi qeverinë e Serbisë për çdo mungesë përparimi”, tha Ben-Meir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu