Eksperti amerikan tregon pse SHBA-ja i kërkoi Kurtit shtyrje të vendimit për targat, çka do të ndodhë brenda javësh?

Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti lidhur me targat e veturave për komunitetin serb.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes diplomatit Gabriel Escobar i kërkuan Kurtit që të shtyjë vendimin për targat për 10 muaj, për shkak të perspektikvës që mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda pak javësh. Sipas tij, kjo kërkesë nuk ishte e paarsyeshme.

“Duke pasur parasysh perspektivën që mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë për targat brenda disa javësh apo edhe disa muajsh siç kërkoi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe duke pasur parasysh tensionin në të gjithë Evropën për shkak të luftës në Ukrainë, nuk është e paarsyeshme t’i kërkohet kryeministrit Kurti që të shtyjë me 10 muaj zbatimin e ndryshimit të targave të makinave”, ka thënë Ben-Meir.

Profesori ka theksuar më tej se nëse Kurti do të pranonte kërkesën e SHBA-së nuk do të komprometonte në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës, por do t’i jepte kohë shtesë për të arritur një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me Serbinë drejt njohjes finale.

“Është e kuptueshme që Kurti dëshiron të tregojë pavarësinë e Kosovës. Nëse ai pajtohet me shtyrjen, kjo nuk do të komprometonte në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës, ajo thjesht i jep kohë shtesë për të arritur një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me Serbinë drejt njohjes së Kosovës”, është shprehur eksperti amerikan./Bota Sot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu