Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me “Shqipërinë e Madhe” Vuçiq kishte deklaruar se serbët nuk duhet të kenë frikë nga kjo. E Shala për këtë ka thënë se ky është një mesazh direkt për administratën e re në ShBA.
Ndërsa ka shkruar se ky është një kërcënim që Qeveria e Kosovës duhet ta dënoj atë në aspektin politik dhe të sigurisë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Deklarimi i Vuçiçit një mesazh për ne! Interesante deklarimi i Presidenti të Serbis në lidhje me iden e “Shqiperis se Madhe” , pra ( Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur). Pra është një mesazh direkt sa për konsum të brendshem sa për administraten e re të SHBA-se që nese e zberthejm na del ky mesazh :
“Mos mendoni që Serbia është ajo e viteve 90-ta por tani ka ritur standartin e saj të mbrojtjes dhe nese vim deri të një ballafaqim të mundëshem mbi idene e Shqiperis se madhe ne do jemi ketu”.
Ky është një kërcnim që qeveria e Kosovës ta denojë atë në aspektin politik ndërsa në aspektin e sigurisë të tregohemi vigjilent e mos tja lajm detyrat e shtepis as KFOR e as NATO-se sepse mbi të gjitha është koha për marrjen e përgjethësive institucionale.“








