Eksperti nga Beogradi: Rusia dëshiron e punon për Bosnjën e Kosovën

Prof. Ph.D. Orhan Dragash, ekspert për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare nga Beogradi, dhe themelues dhe drejtor i Institutit joqeveritar Ndërkombëtar për Siguri, pohon se Rusia mezi pret që situata të shpërthejë në Bosnje dhe Kosovë.

“Rusia me siguri do ta donte këtë. Dhe jo vetëm kaq, ajo punon shumë që diçka e tillë të ndodhë, investon para në të, punëson njerëz, bën propagandë të fortë dhe të gjerë në atë drejtim. Duhet të kemi gjithmonë parasysh se Ballkani Perëndimor është e vetmja zonë e mbetur e paintegruar në Bashkimin Evropian (BE), rajoni ynë është i vetmi që BE-ja e sheh në anëtarësimin e saj herët a vonë për të përfunduar zgjerimin e saj. Ata e dinë se në Moskë përpjekja e saj për të penguar integrimin e Ballkanit nuk filloi me agresionin kundër Ukrainës, por shumë më herët, vetëm tani ajo përpjekje është intensifikuar”.

Kohët e fundit, në një intervistë me RTRS, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harchenko, paralajmëroi se marrja e statusit kandidat të Bosnjes për anëtarësim në BE është një mjet shtesë presioni mbi Republikën Srpska, sepse Bosnja duhet të lëvizë nga Dejtoni në Bruksel, i cili në thelb përfaqëson centralizimin e Bosnjes dhe heqjen e kompetencave rë Republika Srpska.

“Statusi i kandidatit është një gjë shumë serioze dhe e rrezikshme, dhe përfshin pezullimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Republika Srpska dhe Federatës Ruse,” tha Bocan-Harchenko.

Dragash paralajmëron se Milorad Dodik, së bashku me Lukashenkon, janë aleatët më besnikë të Putinit në Evropë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu