Eksperti turk zbulon telefonatën e Ramës dhe Erdoganit: U vumë në lëvizje, zbarkuam në Tiranë

Një prej anëtarëve të Komitetit turk të Ekspertëve që ndodhet në Shqipëri ka zbuluar telefonatën e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Profesori Rexhep Ozturk, gjatë komunikimit që mbajtën sot me kryeministrin ka thënë se Rama ka telefonuar presidentin Erdogan dhe ka kërkuar që metoda e ndjekur në vendin e tyre për të frenuar infeksionin, të zhvillohet dhe në Shqipëri.

Pas kësaj telefonate ai tha se janë vënë në lëvizje dhe zbarkuan në Tiranë, ndërsa kanë parë nga afër situatën në spitalet Covid. Ozturk, u shpreh se do të ndihmojnë Shqipërinë për të frenuar përhapjen e Covid-19, sipas një mënyre që është aplikuar në Turqi dhe ka dhënë shumë rezultat.

“Dua t’ju përcjell mesazhet falenderues edhe të gjitha përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Turqisë zotit Erdogan. Referuar telefonatës suaj i nderuar kryeministër që keni bërë me presidentin tonë, menjëherë jemi vënë në lëvizje dhe jemi mbledhur si anëtar të bordit të komitetit dhe kemi marrë rrugën për në Shqipëri, njëkohësisht me ftesën tuaj dhe jemi takuar edhe me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë. Me të zbarkuar në Shqipëri jemi takuar edhe me anëtarët e grupit të punës dhe kemi shkëmbyer ide të ndryshe. Kemi parë të gjitha masat e marra dhe dua t’ju përgëzoj. Dua të theksoj se Shqipëria gëzon një sistem shëndetësor që tashmë jep ërgjigje duke u bazuar edhe në Konventa ndërkombëtare.

Kemi parë dhe nga afër gjithë sistemin sesi funksionon, te spitalet shqiptare. Është vënë re se në mënyrë të specializuar janë duke u praktikuar, kështu që meqë jeni prezent, ju përgëzoj për punën

Vëmë re se Shqipëria është e përshtatshme me metoda të reja në luftën Covid-19. Këto metoda, këto procedura të cilat do t’i shpjegojmë. Rahmet Gyner ka dhënë kontributin më të madh për zbulimin e kësaj metode që ka ndihmuar jashtë mase në përmirësimin e situatës në Turqi. Mendojë se Shqipëria është e përshtatshme për ta marrë këtë”, tha ai.

Ndërkohë, drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino zbuloi në konferencën e sotme se me kolegët turq kanë ndarë eksperiencën e gjurmimit të kontakte e nëpërmjet aplikacioneve me telefon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu