Detaje të reja janë zbardhur nga krimi makabër që tronditi dje Durrësin ku një i ri qëlloi me breshëri plumbash mbi prindërit e tij duke i lënë të vdekur në vend.
Mësohet se autori Leonard Nika, 29-vjeçar ndodhet në gjendje të ngarkuar mendore pas krimit. Ai ka thënë në polici se ka pasur sherr me prindërit për çështje parash.
“Debati nisi per ceshtje parash, pas sherrit une e kalova gjithe naten pa gjume dhe shume i stresuar. Nuk e mbaj mend se si i kam qelluar prinderit”- mesohet të ketë thenë ai para policëve.
I riu qëlloi për vdekje babanë Ali Nika, 70 vjeç, dhe nënën Junije Nika, 66 vjeçe, që jetonin në Xhafzotaj.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e djeshëm në orën 07:55, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit disa momente më vonë. /albeu












