“El Clasico” për lojtarin e Interit, Real Madrid sfidon Barcelonën

Dyshja e zakonshme spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid, gjithmonë kanë qenë rivalë brenda dhe jashtë fushe. Tashmë do të ketë edhe një “El Clasico” në merkato, pasi të dy super klubet e Spanjës janë të interesuara për shërbimet e kroatit të Interit, Marcelo Brozovic.

Barcelona ka qenë më parë e interesuar për Brozovic dhe një shkëmbim me Kessie është përfolur disa herë, por kjo nuk shihet më si një opsion.

Kështu, Barça dhe Reali priten të ofrojnë vetëm para për shërbimet e Brozovic. Interi e vlerëson “trurin” e formacionit me vlerën e 35 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu